
Gjyqtarja Irena Gjoka do të drejtojë seancën paraprake për dosjen e Ilir Metës, e dërguar në GJKKO më 29 gusht. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik dhe bashkoi në një dosje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Gjoka ka gjykuar më herët edhe çështjen e aferës “Partizani” dhe ka vendosur masat e sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.
Ish-Presidenti Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.
Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Pirro Xhixho akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.
Ndersa Fatime Kryemadhi së bashku me Ema Çokun akuzohet për pastrim parash,.