
Ushtria amerikane vrau 11 persona të martën në një sulm ndaj një barke nga Venezuela që supozohej se po transportonte drogë të paligjshme, tha presidenti Trump, në operacionin e parë të njohur që nga vendoja e fundit e anijeve të luftës nga administrata e tij në Karaibet jugore.
“Ne sapo qëlluam një barkë që transportonte drogë, shumë drogë,” tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
“Dhe ka më shumë nga ku erdhi ky informacion. Ne kemi shumë drogë që po futet në vendin tonë, që ëështë future prej shumë kohësh. Këto erdhën nga Venezuela.”
Ai më vonë ndau një video në platformën e tij Truth Social që dukej se tregonte pamje nga dronët mbi një barkë në det që shpërthente dhe më pas mori flakë, shkruan Reuters.
Ai shtoi se ushtria amerikane kishte identifikuar ekuipazhin si anëtarë të bandës venezueliane Tren de Aragua, të cilën SHBA e shpalli grup terrorist në shkurt. Ai përsëriti akuzat se Tren de Aragua po kontrollohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuza që Caracas i mohon.
Ministri i Komunikimeve në Venezuelë, Freddy Nanez, sugjeroi në një postim në rrjetet sociale se videoja e ndarë nga Trump ishte krijuar me inteligjencë artificiale.