
Presidenti amerikan Trump lëshoi një paralajmërim të mërkurën kur u pyet për mesazhin e tij drejtuar presidentit rus Putin në lidhje me luftën në Ukrainë.
“Nuk kam asnjë mesazh për presidentin Putin. Ai e di se çfarë qëndrimi kam dhe do e marrë një vendim në një mënyrë ose në tjetrën”, tha Trump nga Zyra Ovale.
“Cilado qoftë vendimi i tij, ne ose do jemi të lumtur për të ose të pakënaqur, dhe nëse jemi të pakënaqur për të, do shihni gjëra të ndodhin”, shtoi presidenti në atë që dukej të ishte një kërcënim i fshehur, shkruan CNN.
Trump u acarua dukshëm kur u pyet për veprimet e administratës – ose mungesën e tyre – deri më tani kundër Rusisë.
“Si e dini se nuk ka veprime? A do të thoshit se vendosja e sanksioneve dytësore ndaj Indisë, blerësit më të madh jashtë Kinës, janë pothuajse të barabarta. A do të thoshit se nuk ka pasur veprime që i kushtuan qindra miliarda dollarë Rusisë?” tha Trump.
“Ju e quani këtë mungesë veprimi”, shtoi ai.
“Dhe unë nuk e kam bërë ende fazën e dytë ose të tretë”, tha ai, duke lënë të kuptohet hapa të mëtejshëm ndëshkues.
“Nëse e mbani mend dy javë më parë, e thashë dhe e bëra. Thashë, nëse India blen naftë ruse do ketë probleme dhe kjo është ajo që ndodh.”, shtoi Trump.