Autori i emisionit Vetting në News24, Ardian Bushi, tha mbrëmjen e sotme se gjatë aksionit të policisë dhe ushtrisë ishin asgjësuar dosje të ndjeshme.
Ai pohoi në studion e emisionit Log se mënyra si u krye aksioni tregon se është e qëllimshme.
“Në dhjetë emisione të Vetting kemi denoncuar aferat dhe korrupsionet në vend. Mënyra se si veproi policia dhe ushria të bënte që të dyshohej që në fillim, pasi qëllimi ishte asgjësimi i dosjeve. Atë që kisha merak, kishte ndodhur. Jam i bindur se prokuroria ka nisur hetimet. Mua nuk m’u lejua të futem në zyra, pikërisht për këtë arsye, pasi ishte shqyer zyra ku ishin dosjet tona.
Një vjedhje amatoreske, pasi më pas kishin marrë tavolina dhe karrike. Ne kemi pasur edhe dosje të tjera që kishim në proces, pasi synimi ishte të dilnim në shtator me emisioni të tjera, ku në qendër është korrupsioni, sic është ajo e Ballukut, e Klosit dhe shumë funksionarëve të tjerë. Por ne do të vazhdojmë misionin tonë, nuk do të ndalemi.” – tha Bushi.