
Presidenti amerikan Trump mbajti një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi shëndetin e tij.
Teksa u pyet pse kishte munguar për disa ditë, Trump tha se ato që kishte dëgjuar në media ishin çmenduri, teka theksoi se gëzonte shëndet të plotë.
“Kam dëgjuar lloj lloj çmendurish këto ditë. Javën e shkuar bëra konferenca pa fund, të gjitha të suksesshme. Por dy ditët e fundit nuk bëra asnjë dhe menjëherë menduan se ka diçka që çalon me shëndetin tim.” – tha Trump.