Vendosni fjalën kyçe....

Videoja që ngjalli zemërim në rrjet, “zbulohet” shefi i kompanisë që i rrëmbeu të miturit kapelen me autograf (Video)


Ndjekësit e internetit pretendojnë se kanë zbuluar “mashtrimin” e shefit milioner që i mori nga duart një djali të vogël, kalepen me autograf të yllit të tenisit të US Open, Kamil Majchrzak. Piotr Szczerek është emëruar në internet si drejtori ekzekutiv i lartë në qendër të kësaj trazire, pasi një video virale u shfaq duke ia rrëmbyer kujtimin fëmijës.

Skena e shëmtuar u zhvillua pak çaste pasi lojtari polak Majchrzak shkoi drejt turmës pas fitores më të madhe të karrierës së tij.

29-vjeçari mposhti Karen Khachanov, vendin e nëntë në listë, në një ndeshje maratonë me pesë sete të enjten – dhe më pas u filmua duke hequr kapelen e tij dhe duke u përpjekur t’ia jepte një fëmije të ngazëllyer në mes të turmës së tifozëve. Por në një video që shkaktoi zemërim të gjerë në internet, një burrë që qëndronte pranë djalit të mahnitur zgjati dorën, kapi kapelen me autograf dhe e futi në çantën e tij.

I mituri i dëshpëruar e pyetitë rriturit se çfarë po bënte ndërsa Majchrzak u largua, i pavetëdijshëm për atë që sapo kishte ndodhur, shkruan Daily Mail.

Ndjekësit online tani e kanë emëruar Szczerek – i cili drejton firmën “Drogbruk” – si personin e quajtur “njeriu më i urryer në internet” pasi me sa duket e kanë bërë mision të tyre zbulimin e tij. Majchrzak i ka konfirmuar që atëherë New York Post se Szczerek është burri në video dhe zbuloi se ai sponsorizon federatën e tij të tenisit në Poloni, duke shtuar se kishte “Padyshim që ishte një lloj ngatërrese“ për incidentin.

Videoja shkaktoi zemërim në internet, me tifozët që e quajtën Szczerek-un “egoist” dhe “idiot” për sjelljen.