
Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë në Tiranë 3-1 duke konfirmuar ambicien për titullin kampion.
Pas paraqitjes së mirë në ndeshjet kualifikuese të Kupave të Evropës dinamovitët i rikthehen kampionatit duke mundur një nga rivalët e mundshëm si Vllaznia.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Bregu, Guindo dhe Berisha. Pas javës së dytë Dinamo është pjesë e kreut bashkë me Elbasanin dhe Partizanin.