Vendosni fjalën kyçe....

Turbulencat e forta shkaktojnë ulje emergjente, dy të lënduar në SHBA


Një fluturim i United Express nga Aspen drejt Hjustonit u përball me turbulenca të forta, duke detyruar ekuipazhin të devijonte në Austin të Teksasit. Dy pasagjerë u dërguan në spital me lëndime jo kërcënuese për jetën, sipas zyrtarëve.

Fluturimi, i operuar nga SkyWest, kishte 39 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi kur turbulencat filluan rreth 90 minuta pas ngritjes. Sipas të dhënave të FlightRadar24, avioni humbi rreth 4,000 metra lartësi brenda një minute dhe më pas ndryshoi kurs drejt Aeroportit Ndërkombëtar Austin-Bergstrom, duke ulur shpejtësinë mbi 25,000 metra gjatë gjashtë minutave të ardhshme.

Piloti raportoi situatën emergjente përmes kontrollit të trafikut ajror, duke përmendur nevojën për ndihmë mjekësore për pasagjerët. Linja ajrore konfirmoi incidentin dhe siguroi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët morën trajtimin e nevojshëm.Fluturimi SkyWest 5971 u ul në mënyrë të sigurt dhe u prit nga personeli mjekësor pas mbërritjes në Austin, tha linja ajrore.

EMS e Qarkut Austin-Travis vlerësoi 39 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit për lëndime të mundshme, ndërsa dy prej tyre u transportuan në spitale lokale për masat e kujdesit shtesë. Autoritetet mjekësore konfirmuan se nuk priten lëndime që të jenë kërcënuese për jetën./CNN