
Kontrata e trajnerit portugez Murinjo te Fenerbahçe është ndërprerë, tha klubi turk të premten, duke i dhënë fund para kohe mandatit të trajnerit portugez në Stamboll.
Murinjo, 62 vjeç, mori drejtimin e Fenerbahçes në korrik 2024, pasi u largua nga Roma. Një deklaratë nga klubi i Stambollit, i cili kërkon titullin e parë të Superligës Turke që nga viti 2014, tha se ata kishin “rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë për të ndërprerë” kontratën me Mourinhon, shkruan Reuters.
Ish-trajneri i Ccelsit, Chelsea,Realit të Madridit dhe Mançester Junajtid u prit nga mijëra tifozë kur mbërriti në Stamboll në fillim të verës së kaluar, duke rritur pritjet për t’i dhënë fund mbizotërimit të Gallatasarait.
Megjithatë, fillimi i paqëndrueshëm i sezonit të Fenerbahçe dhe problemet e hershme evropiane e vunë pozicionin e tij nën presion. Klubi nuk njoftoi një pasardhës.