Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përvishet Ramës për KLGJ-në: Kupto njëherë rolin tënd, lufto bandat e mos i ul në qeveri e pasuro me tendera


Deputeti i PD-së Bardhi reagoi pas përgjigjes së kryeministrit Rama ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ai shkruan se Rama para se të flasë për rolin e KLGJ-së duhet të kuptojë rolin e tij për të luftuar e shkatërruar ekonomikisht bandat e jo për t’i ulur në qeveri e për t’u dhënë koncesione e tendera.

Bardhi shton se kreu i qeverisë është për t’u gjykuar nga prokurorët e gjykatësit e jo për t’I gjykuar ato.

Në fund demokrati i kujton kryeministrit Rama se asnjë kryeministër në Evropë nuk i komenton a sulmon gjyqtarë e prokurorë për çështje specifike.

“Edi Rama përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, bën mirë të kuptojë rolin e tij:

– Është për të luftuar bandat, jo për t’i ulur në qeverisje;

– Është për ti shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për ti dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

– Është për të luftuar korrupsionin, jo për të ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;

– Është për tu gjykuar nga prokurorët e gjykatësit; jo për ti gjykuar ai ato!

Prandaj bën mirë që përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kyeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike.

Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet ti kuptojë, sepse Edi Rama është gatur si “antiligji” dhe “anti interesi publik.” – shkruan Bardhi.