Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me vdekje në Kavajë


Një 83-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Rrogozhinë-Kavajë.

Viktima ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një person me iniciale R.M.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Njoftimi

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.