Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Miras të Korçës, helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve


Në fshatin Miras të Korçës ku është shfaqur një vatër zjarri, është angazhuar nga ajri helikopteri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri po djeg një masiv pyjor me pisha dhe për shkak të terrenit malor është e vështirë ndërhyrja nga toka me mjete zjarrfikëse.

Për këtë arsye, është aktivizuar helikopteri i Forcave të Armatosura për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mos përhapjen e tyre.