Vendosni fjalën kyçe....

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare për forcat që ‘luftuan’ zjarret, Rama: Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u shpërndanë medalje dhe shpërblime për forcat e angazhuara në operacionet ndaj zjarreve që përfshinë vendin gjatë dy muajve të fundit.

Ai vlerësoi përkushtimin dhe sakrificat e tyre, duke theksuar se heroizmi i treguar i bën nder uniformave dhe lartëson republikën shqiptare.

“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni.

Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh.

Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë.”, tha mes të tjerash Rama.