Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet izraelite vrasin 75 persona në Gaza, thotë Ministria e Shëndetësisë në enklavë


75 janë vrarë 24 orët e fundit nga sulmet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 62819.

370 persona u plagosën duke e çuar numrin e të plagosurve në 158,629. Ministria raportoi gjithashtu tre viktima të reja nga uria dhe kequshqyerja, përfshirë dy fëmijë, duke e çuar numrin total të vdekjeve të lidhura me urinë në 303, midis tyre 117 fëmijë.

“Shumë viktima mbeten të bllokuara nën rrënoja ose në rrugë”, tha ministria, duke vënë në dukje se ekipet e shpëtimit ende nuk janë në gjendje të arrijnë viktimat për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe mungesës së pajisjeve.