Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekjen gruan në Korçë


Një grua ka gjetur vdekjen në Korçë pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon në fshatin Voskop.

Viktima ka qenë duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga makina.

Njoftimi

“Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.”