Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Laç 41-vjeçari i kërkuar për trafikim armësh


Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 41-vjeçar nga Fushë Kuqe, Kurbin, i shpallur në kërkim për trafikim armësh. 

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Puzzle”, zhvilluar rreth tre muaj më parë, ku u sekuestruan 14 armë zjarri të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë. 

Njoftimi:

DVP Lezhë/ Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

K., 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Veprimet e tjera procedurale për shtetasin R. K. do të kryhen nga DVP Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.