
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, 30 kundër dhe 3 abstenime. Zgjedhja e tij i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas ngërçit politik që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit.
Basha, i cili ka qenë deputet për dy mandate dhe tani për të tretin, ka shërbyer më parë në disa komisione parlamentare, përfshirë atë për Punë të Jashtme, Legjislacion, Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Stabilizim-Asociim.