Vendosni fjalën kyçe....

Digjet prej dy ditësh pylli i Poros në Vlorë, në ndihmë dy helikopterë


Nuk është shuar ende zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, që digjet prej dy ditësh.

Flakët kanë shkrumbuar pishat në zonë ndërsa tymi i dendur ka mbulur një pjesë të madhe të zonës dhe është përhapur deri në Vlorë.

Dy helikopterë po përpiqen të vënë nën kontroll flakët duke u ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse.