Vendosni fjalën kyçe....

Bilanc lufte, 4 viktima në aksidente dy ditët e fundit


Një grua ka gjetur vdekjen në Korçë pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon në fshatin Voskop. Viktima ka qenë duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga makina.

Njoftimi

“Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.”

Dy ditë më parë një aksident i rëndë u mori jetën dy motrave në rrugën Sarandë-Delvinë. Një 23-vjeçar u përplas me makinën me të cilën udhëtonin dy motrat Elisa dhe Rozina Dhimaku dhe një shoqe e tyre, e cila u plagos rëndë.

Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç studionin të dyja për mjekësi, njëra në universitetin publik dhe tjetra në privat në Tiranë. Më e madhja, drejtonte makinën Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.

Rreth orës 20:15 në aksin Sarandë-Delvinë, një mainw “Audi” i përplasi fort, duke i lënë pa jetë dy motrat, ndërsa shoqja e tyre, 24-vjeçarja, Antonela Zhupa, gjendet ne spital jashtë rrezikut për jetën.

Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevin Norra. Sipas hetimeve paraprake, ai bëri një parakalim të gabuar duke u përplasur kokë me kokë me makinën ku udhëtonin te rejat, në korsinë e tyre.

Norra udhëtonte drejt Gjirokastrës, ndërsa Dhimaku në drejtim të Sarandës. Kevin Norra, i cili ngiste makinën ne gjendje te dehur punon specialist në Ministrinë e Brendshme. Nga testi i parë i alkoolit Kevin Norra rezultoi në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. 

Një ditë më parë, një person gjeti vdekjen në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës pranë Vorës.