Vendosni fjalën kyçe....

Berisha refuzon hapjen e Parlamentit: Është jo legjitim, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në hapjen e legjislaturës së re parlamentare, duke e cilësuar Kuvendin aktual si një institucion të paligjshëm dhe të kapur nga partia-shtet.

Një parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund t’i bëj vendit tim një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se edhe rekomandimi i Këshillit të Europës, i cili i bën thirrje Shqipërisë për ndarjen e partisë nga shteti, tregon qartë, sipas tij, deformimin e procesit zgjedhor.

Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund t’ia lejoj vetes të ulem aty? Kurrë…”, shtoi lideri demokrat.

Berisha e konsideroi këtë qëndrim si një detyrim moral dhe politik për të mos legjitimuar një institucion që, sipas tij, nuk përfaqëson vullnetin real të qytetarëve.