
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte pjesë e delegacionit nga rrjeti ndërkombëtar parlamentar që u prit nga presidenti ukrainas Zelensky në Kiev. Ky I fundit postoi video nga takimi në presidencë ndërsa shkruan në X se mbështetja e aleatëbe është e rëndësishme tani po do jetë njësoj e rëndësishme edhe pas luftës.
Zelensy shkruan se përveç sigurive për Ukrainën në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, në qendër të takimit të sotëm ka qenë edhe mënyra e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për rimëkëmbjen e vendit.

“Sot u takova me delegacionin e rrjetit ndërkombëtar parlamentar ‘Të Bashkuar për Ukrainën’. I falënderova për mbështetjen e tyre të vazhdueshme politike për vendin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme tani, gjatë luftës, dhe nuk do të jetë më pak e rëndësishme më pas. Ne të gjithë duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Diskutuam të ardhmen e Ukrainës, garancitë e sigurisë dhe rezultatet e takimeve në Uashington. Veçmas, u përqendruam edhe në mënyrën se si asetet e ngrira ruse mund të përdoren për rimëkëmbjen e Ukrainës.
Një zë i bashkuar dhe një qëndrim i përbashkët në Evropë janë me rëndësi të veçantë. Jam mirënjohës ndaj parlamentarëve për mbështetjen dhe vizionin e tyre të përbashkët se Ukraina duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.” – shkruan Zelensky.