
Interi ka shpartalluar Torinon 5-0 në ndeshjen hapëse të Serisë A. Zikaltërit shënuan dy gola në pjesën e parë me Bastoni e Thuram para se të shënonte edhe tre të tjerë në pjesën e dytë me Martinez, Thuram e Bonny.
Në Angli, Liverpool ka mundur Newcastle në transefertë në një sfidë që dhuroi spektakël e gola për tifozët. Ndeshja u mbyll 3-2 për miqtë, të cilët e gjetën golin e fitores në minutën e 10-të shtesë me Ngumoha.
Pas fitores së sotme, Liverpool bashkohet në krye të renditjes me pikë të plota me Arsenal-in e Tottenham-in, ndërsa Newcastle e sheh veten në fundin e renditjes me vetëm një pikë në dy takime.