
Kreu i PD-së Berisha ka nxjerrë një video të para disa viteve ku ish-kreu I PS-së Fatos Nano, thotë se njerëzit e Edi Ramës e kanë kërcënuar me jetë.
Ish-kryeministri Nano e bënte denoncimin në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu ku denonconte se kishte marrë mesazhe kërcënuese një javë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009,
Nano: Një numër i konsiderueshëm personash në kërkim kanë qenë në stafet e ngushta operative të z. Rama në fushatën e 28 qershorit.
Fevziu: Kush janë këta persona?
Nano: Kam folur me organet përkatëse sepse një javë përpara zgjedhjeve, në orët e vogla të asaj nate kam marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Po vazhduat që ju të dy të bukurit e shejtanit të kërcënoni Ramën në fatin e tij në politikë, do ta paguani me jetë, ishte mesazhi. Këtë gjë e kam denoncuar në organet përkatëse.
Berisha shkruan në Facebook se lidhje e krimit janë lidhje shpirtërore për kryeministrin Rama.
“Lidhjet e krimit, janë lidhje shpirtërore për Ramaduron!”