
Forcat ajrore të Nigerisë thonë se kanë vrarë të paktën 35 terroristë në sulmet ajrore pranë kufirit me Kamerunin, pas informacioneve të inteligjencës se grupi po planifikonte një sulm ndaj trupave tokësore.
Sulmet kishin në shënjestër katër pika grumbullimi, tha zëdhënësi i forcave ajrore Ehimen Ejodame në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se komunikimi u rivendos më vonë me trupat të cilët konfirmuan se zona ishte siguruar, shkruan TRT.
Operacioni është pjesë e një fushate të intensifikuar në verilindje, ku ushtria javën e kaluar tha se kishte vrarë 592 terroristë në tetë muaj, duke tejkaluar fitimet operacionale të bëra në vitin 2024.