Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Fier 19-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge


Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”.

I ndaluari është shtetasi Z. Z., lindur dhe banues në fshatin Cukalat të Beratit, i cili u lokalizua në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, një vepër për të cilën ligji italian parashikon deri në 10 vite burg.

Policia tha se Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit në bashkëpunim me autoritetet italiane.