Vendosni fjalën kyçe....

Derbi Partizani-Tirana ndez kryeqytetin, si pritet të luajnë ekipet


Sot luhet derbi i Tiranës, ku përballë do vihen Partizani-Tirana. Sfida do luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, i vetmi stadium që i ka mbetur Tiranës aktualisht dhe është e vlefshme për javën e 15-të të Superligës.

Përballja vjen në një moment jo shumë të mirë për Tiranën, që endet në vendet e fundit të renditjes duke qenë vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.

Edhe Partizani u mund javën e shkuar në fushën e Flamurtarit dhe sot do të kërkojë të reagojë duke qenë se Skëndërbeu është vetëm 1 pikë larg.

Për sfidën e sotme trajneri i “demave”, Gega, ka në dyshm të fortë portierin Hoxha, i cili vështirë se do të luajë pas arresimit të tij nga policia para pak ditësh, ndërsa trajneri i Tiranës, Mema e ka të plotë grupin.

Formacionet e mundshme

Partizani: Xhika – Trashi, Atanda, Belica, Ibrahimi – Hila, Telushi – Mala, Mensah, Asani – Bardhi

Tirana: Abibi – Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami – Karabeci, Maveje, Daja – Sentamu, Halili – Hasani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *