
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, në Fier.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 63-vjeçar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga viktima gjatë drejtimit të mjetit.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.