Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ura hekurudhore në Kinë, 12 të vdekur dhe 4 të zhdukur


Shembja e një ure hekurudhore në ndërtim e sipër mbi lumin e Verdhë në Kinë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 12 punëtorëve, ndërsa katër të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, raportojnë mediat shtetërore.

Pamjet ajrore të publikuara nga agjencia Xinhua tregojnë një pjesë të madhe të urës së shembur, ndërsa struktura e lakuar dhe një pjesë e kuvertës së saj varen mbi lumë, shkruan CNN.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, në provincën Qinghai, kur një kabllo çeliku u këput gjatë një operacioni tensionimi. Në atë moment mbi urë ndodheshin 16 punëtorë.

Forcat e shpëtimit po përdorin anije, një helikopter dhe robotë për të vijuar kërkimet. Ura ishte planifikuar të kishte gjatësi 1.6 kilometra dhe të ngrihej 55 metra mbi sipërfaqen e lumit.