Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan dhëndrin, arrestohet 64 vjeçari dhe dy djemtë e tij në Malësinë e Madhe


Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi dhunuan dhëndrin e tyre për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në fshatin Flakë, ku pas njoftimit për konflikt, shërbimet e Komisariatit të Malësisë së Madhe ndërhynë menjëherë.

Në pranga ranë babai dhe dy djemtë e tij, të cilët dyshohet se ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 41-vjeçarit, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup. 

Njoftimi:
Malësi e Madhe

Dhunuan për motive të dobëta, dhëndrin e tyre, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.