Vendosni fjalën kyçe....

Mungesë uji në disa zona të Tiranës


Disa zona të Tiranës do kenë mungesë të furnizimit me ujë. Shkak për këtë janë disa defekte në rrjetin e shpërndarjes, njofton UKT.

Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa, zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri, Sauku i Vjetër.