
Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sektorit minerar në vend. Sipas tyre, më shumë se 100 kompani të licencuara po mbahen të bllokuara, ndërsa Kosova poimporton zhavorr nga Serbia.
Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovë ka shprehur shqetësimin për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet sektori minerar.
Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve të pakoordinuara dhe vonesave të pajustifikuara, mbi 100 kompani të licencuara janë të bllokuara, ndërsa investime milionëshe dhe qindra vende pune janë në prag të humbjes.
“Kompanitë tona, që kanë investuar miliona euro dhe punësojnë qindra punëtorë, po rrezikojnë falimentimin për shkak të:Mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve. Bllokimit të mbi 100 kompanive të licencuara si rezultat i mos harmonizimeve te ligjeve. Qindra lëndëve të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave. Vonesave të pajustifikuara nga institucionet. Shtrenjtimit të energjisë elektrike që po stagnon prodhimin”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, shkaktarë të kësaj situate janë:
- mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve përkatëse,
- ligjet e pakoordinuara ndërmjet institucioneve,
- bllokimi i mbi 100 kompanive të licencuara nga ligji i ri i vitit 2023,
- qindra lëndë të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave,
- si dhe vonesa të pajustifikuara nga institucionet.
Shoqata e Gurthyeve ka treguar po ashtu se Kosova është duke blerë zhavorr në sasi të madhe nga Serbia.
“Edhe më shqetësuese është fakti që një sasi e madhe zhavorri po importohet nga Serbia, ndërkohë që kompanitë vendore mbahen të bllokuara. Kjo gjendje jo vetëm që dëmton industrinë vendore, por rrezikon vendet e punës, të hyrat e shtetit dhe stabilitetin e sektorit ndërtimor Kompanitë tona, që kanë investuar miliona euro dhe punësojnë qindra punëtorë, po rrezikojnë falimentimin”.
Sipas tyre kjo gjendje ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve; Bllokimit të mbi 100 kompanive të licencuara nga ligji i ri (2023); Qindra lëndëve të mbetura pa trajtim në Bordin e Minierave; Vonesave të pajustifikuara nga institucionet.
Shoqata ka thënë se thirrja e tyre është e qartë.
“Formoni institucionet pa vonesa. Harmonizoni ligjet dhe ndalni bllokadat. Jepni mbështetje sektorit vendor për të shpëtuar vendet e punës dhe ekonominë e vendit! Nëse nuk veprohet tani, pasojat do të jenë të pariparueshme për industrinë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor