Vendosni fjalën kyçe....

Kufoma e të vëllait doli pa zemër nga spitali në Spanjë, motra protestë para kryeministrisë: Dua drejtësi


Motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili u shtrua në një spital në Spanjë dy vite me parë lidhur me Covid-19 e doli nga spitali i vdekur dhe pa zemër, ka kërkuar drejtësi për të vëllanë e familjen e saj.

Majlinda Sula ka dalë për të protestuar para Kryeministrisë duke kërkuar drejtësi. Ajo u kërkoi autoriteteve që të japing përgjigje për zemrën e të vëllait që nuk u gjet në trupin e tij pasi doli nga spitali i vdekur.

Sipas saj, me trupin ka ardhur një zemër që nuk i përket të vëllait duke kërkuar që të bëhet analiza e ADD-së që vërteton këtë gjë.

“Dilni këtu e t’i shpjegoni nënës së Saimirit se pse nuk erdhi zemra e tij. Pse zemra është ndarë nga trupi i tij. Na sollën zemër tjetër, pse nuk u bë prova e ADN-së.” – tha Majlinda Sula.