
Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i raportuar si i zhdukur një ditë më parë nga familja, është kthyer pranë të afërmve të tij.
Sipas policisë, 34-vjeçari D. Sh. u paraqit rreth orës 02:00 në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, ku deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij. Ai shpjegoi se zhdukja kishte ardhur pas një konflikti me të dashurën dhe gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në jug të vendit, raporton Gazetarja Klodiana Lala.
Deklarata e tij bie ndesh me mesazhin e fundit që u kishte dërguar familjarëve, ku shkruante “Po më arrestojnë”, gjë që shkaktoi alarm dhe bëri që familja të denonconte rastin në polici.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen ekontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.