
Qeveria indiane ka nënshkruar një marrëveshje prej 7.6 miliardë dollarësh për aeroplanë luftarakë të prodhuar në vend, raportoi ANI News, duke cituar burime të mbrojtjes.
Avionët e lehtë luftarakë 97 Tejas Mark 1A do prodhohen nga kompania shtetërore Hindustan Aeronautics Ltd (HAL), e cila prodhon avionë luftarakë, helikopterë e motorë reaktivë.
Blerja do ndihmojë Forcat Ajrore Indiane (IAF) të zëvendësojnë flotën e tyre të vjetër të MiG-21, të cilët janë planifikuar të dalin në pension javët e ardhshme, sipas raportit të ANI. Porosia e fundit për avionë luftarakë vjen pas pothuajse pesë vitesh.
Më shumë se 65% e përbërësve të avionëve të rinj janë planifikuar të prodhohen në Indi, raporton faqja e internetit e NDTV.
Vendimi për të blerë avionët Tejas shihet si një nxitje për nismën e qeverisë “Prodho në Indi”. Projekti pritet gjithashtu të prodhojë biznes të konsiderueshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e mbrojtjes së vendit.
India ka rritur blerjet e saj të mbrojtjes këtë vit. Në maj, New Delhi miratoi 175 milionë dollarë për zhvillimin e një avioni luftarak të mesëm të përparuar (AMCA). Avioni shumëfunksional do përdoret nga forcat ajrore dhe marina.