Vendosni fjalën kyçe....

Fushata kundër diversitetit seksual, Gjykata Supreme lejon Trump të shkurtojë 783 miliona dollarë grante


Gjykata Supreme e SHBA-së e lejoi administratën Trump të ndërpresë miliona dollarë në grante kërkimore mjekësore që zyrtarët qeveritarë thonë se nuk përputhen me politikat e presidentit.

Gjyqtarët pezulluan pjesërisht vendimin e një gjyqtari federal të shkallës së parë se Institutet Kombëtare të Shëndetit vepruan në një mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze” kur ndërprenë mijëra grante si pjesë e goditjes së presidentit Donald Trump ndaj diversitetit seksual, barazisë dhe përfshirjes së personave LGBTQ+ (DEI), shkruan Bloomberglaw.

Gjyqtarët mbajtën në fuqi një bllokim mbi dokumentet udhëzuese të NIH që ndalojnë financimin për kërkime të lidhura me DEI, identitetin gjinor, ngurrimin ndaj vaksinave, ndaj vaksinave Covid ose ndryshimet klimatike.