Vendosni fjalën kyçe....

Disa vatra zjarri në vend, në Fushë Arrëz kërkohet ndërhyrje nga ajri


Disa vatra zjarri janë shfaqur ditën e sotme në vend. Flakët kanë përfshirë Kurorën e Dardhës në Shkodër.

Dy vatra kanë dalë jashtë kontrollit. Një vatër zjarri është shfaqur në pyjet pranë fshatit Kryezi të Fushë Arrëzit. Flakët e ndihmuara edhe nga era e fortë në zonë janë përhapur me shpejtësi në pyjet pranë.

Zjarrfikëset, Shërbimi Pyjor dhe policia kanë shkuar në zonë dhe po përpiqen të vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë bashkia e Fushë-Arrëzit ka kërkuar ndërhyrje nga ajri.