
Bisedimet e paqes mes presidenti Trump, presidentit ukrainas Zelenskyu e disa krerëve të vendeve të BE-së në Shtëpinë e Bardhë nxitën një mori personazhesh të majtë të Hollivudit që të vrapojnë në mediat e tyre sociale për të përhapur teori të ndryshme dhe të shpërthejnë kundër shefit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Breitbart.
Shumë personazhe të famshëm përdorën rrjetin social të majtë BluSky për të sulmuar Trump-in dhe për të ngushëlluar ndjekësit e tyre që ndajnë të njëjtat mendime me to.
Ylli i Star Wars, Mark Hamill, për shembull, nxori në pah konspiracionin e hedhur poshtë “Pee Pee tape” për të emocionuar ndjekësit e tij me çmendurinë e tij ndaj Trumpit.
“Dhe i mbajmë ato së bashku me kasetat “Pee Pee”!”

Ylli i “Joan of Arcadia”, Amber Tamblyn, u pajtua me prirjen e Hamill’ për të pretenduar se Putini “ka diçka” ndaj Trumpit. Dhe, ajo mendon se “është diçka e madhe”.
“Është kaq e qartë dhe e dukshme. Çfarë di Putini për Trump-in? Diçka të madhe, kjo është e sigurt”

Aktori i “Bitter Star Trek”, George Takei, u tha ndjekësve të tij se Trump po punon për Rusinë në këto bisedime paqeje dhe tha se Trump është një “president i dobët”, duke shkruar: “Trump do pranonte në tryezë atë që Rusia nuk mund ta përballonte në fushën e betejës. Amerikanët nuk duhet ta pranojnë këtë nga ky president i dobët”.

Ylli i muzikës pop, Barbra Streisand, i shpalli takimet për bisedime paqeje si “të turpshme” dhe këmbënguli se Trump po dëmton interesat e aleatëve tanë në NATO.
“Pas takimit të tij të turpshëm me Putinin, mund të shpresojmë që Trump të qëndrojë me aleatët demokratë në NATO dhe të mbështesë Ukrainën.”

Nga ana e saj, ylli i “Rosemary’s Baby”, Mia Farrow, e kritikoi ashpër presidentin për dekorin e tij të dhomës me nuanca të arta në Shtëpinë e Bardhë.
“Zot i madh! Shikoni çfarë i ka bërë Trump Shtëpisë sonë të Bardhë! Krejt pa shije.”
