
Kodra e Diellit dhe Komuna e Parisit do kenë pakësim të përkohshëm të furnizimit me ujë.
Sipas UKT-së, në zonë po kryhen punime për përmirësimine rrjetit.
“Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në: Zonën “Kodra e Diellit” dhe në zonën “Komuna e Parisit” do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm. UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e UKT.