
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Ephraim Defrin, deklaroi se Operacioni “Qerret e Gideonit” ka arritur objektivat e tij dhe madje ka shkuar përtej tyre, ndërsa Izraeli po përgatitet të marrë nën kontroll qytetin e Gazës.
“Sot Hamas nuk ka më ku të kthehet,” tha Defrin për YNetNews, duke theksuar se gjatë operacionit janë eliminuar mbi 2 mijë militantë. “Kjo krijoi kushtet për hyrjen në qytetin e Gazës dhe përqendrimin e përpjekjeve për të thelluar rezultatet.”
Sa i përket përkufizimit të humbjes së Hamasit, zëdhënësi i IDF theksoi:
“Hamas është thyer në të gjitha zonat ku kemi vepruar. Ai nuk është më një ushtri terroriste si më parë, por një forcë guerile. Humbja do të konsiderohet e plotë atë ditë kur Hamas të mos ketë më kontroll mbi Gazën. Ky është kriteri kryesor.”