
Karabinierët italianë në qytetin Foligno kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili u kap me lëndë narkotike të tipit kokainë.
Sipas mediave italiane, i riu, që kishte precedentë penalë, dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës. Arrestimi u krye gjatë një kontrolli policor në Via Gori, ku karabinierët ndaluan makinën me qira që ai po përdorte.
Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën 51 doza kokaine me peshë totale 32 gramë, të cilat ishin fshehur me kujdes. Droga u sekuestrua, ndërsa 25-vjeçari u shoqërua në komisariat dhe po hetohet për trafik droge.