Vendosni fjalën kyçe....

Trump e Macron harrojnë mikrofonin hapur, “kapen” duke replikuar (Video)


Pak para nisjes së takimit në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Trump, presidentit ukrainas Zelensky dhe krerëve të BE-së, një shëmbim “i nxehtë” është kapur mes Trump e Macron.

Dyshja shkëmbejnë disa fjali shpejt e shpejt para nisjes së takimit me dyer të mbyllura dhe para se Trump t’i ftojë të ulen Zelensky-n dhe krerët e tjerë të BE-së.

Shkëmbimi mes dyshes është publikuar nga Neësëeek në rrjetet sociale.

Debati

Macron: Të falënderoj që ke punuar kaq shumë.

Trump: Po. Duhet të gjejmë një zgjidhje me Putinin. Dhe mendoj se ishe ti që e organizove takimin trepalësh, apo jo, kështu që…

Macron: Dhe ku dëshiron që ta bësh.

Trump: Mendoj se ai dëshiron të bëjë marrëveshje. Besoj se do ta bëjë këtë marrëveshje për mua. A e kupton këtë? Sado e çmendur që mund të tingëllojë. Ju lutem, uluni të gjithë, zini vendet tuaja. Për pak do e lejojmë shtypin të futet brenda.