Vendosni fjalën kyçe....

Mallra kontrabandë e zjarrvënie, dy të arrestuar në Korçë e Finiq


Një 50-vjeçar është arrestuar në doganën e Kapshticës pasi akuzohet për futjen e mallrave kontrabandë.

Ai u kap pas kontrollit në autobusin e drejtuar prej tij ku u gjetën dy thasë me veshje kontrabandë nga Greqia.

Njoftimi

“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. – thuhet në njoftimin e policisë.

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi ndezi zjarr në fushën e sportit në fshatin Sopik të Finiqit.

Zjarri që ndezi më dje Aristidh Papa u përhap duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.

Njoftimi

“Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq. 20-vjeçari dyshohet se më datë 18.08.2025, ka ndezur zjarr në fushën e sportit të fshatit Sopik, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, u shua vatra e zjarrit dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.”, njofton policia.