Vendosni fjalën kyçe....

Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, kapet në flagrancë në parcelën me kanabis


Policia e Lezhës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Koordinata”, duke goditur një rast të kultivimit të kanabisit në Mirditë.

Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Shpërdhazë të Njësisë Administrative Kaçinar u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kapën në flagrancë duke u kujdesur për parcelën, shtetasin Fran Biba, 59 vjeç, banues në Kurbin.

Biba dyshohet se kryente ujitjen dhe plehërimin e bimëve narkotike.

Ai u arrestua menjëherë, ndërsa parcelat me kanabis u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të planit operacional Koordinata, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Shpërdhazë, zbuluan një parcelë me 42 bimë narkotike. Autori i dyshuar u kap në flagrancë duke u kujdesur për to”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.