
Një grup prej 14 turistësh nga Franca dhe Gjermania rrezikuan të mbeteshin të izoluar këtë të hënë në kanionin e Langaricës, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme që rritën nivelin e ujit në lumin Langarica.
Ngjarja ndodhi pranë zonës turistike të njohur si “Ura e Dashit”, ku vizitorët po eksploronin me këmbë bukuritë natyrore të Përmetit. Niveli i lartë i ujit i bllokoi në një pjesë të kanionit, duke u pamundësuar daljen.
Pas njoftimit, policia e Përmetit, zjarrfikësit dhe strukturat e zonave të mbrojtura ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shpëtojnë grupin.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.