Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 35 mjete detare


35 mjete lundruese janë sekuestruar gjatë kësaj jave nga jugu në veri.

Pjesa më e madhe e mjeteve të sekuestruara kishin shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar pushuesit në bregdet.

Po kështu policia ka bërë me dije se janë shpëtuar 19 pushues të huaj e shqiptarë që kanë rrezikur të mbyten.

“Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. 14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.

Por gjatë kontrolleve u gjet edhe një gomone e vjedhur në Lefkadha të Greqisë, teksa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.