Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Korçës lë në burg 14-vjeçarin që vrau me thikë bashkëmoshatarin, në qeli edhe i ati e xhaxhai i të akuzuarit


Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo.

Në qeli janë lënë gjithashtu edhe babai i autorit të dyshuar, Edison Guri, si dhe xhaxhai i tij, Roland Guri.

Sipas policisë, Roland Guri ka marrë thikën e krimit, e ka larë për të zhdukur gjurmët e gjakut dhe më pas e ka futur në xhep. Ndërkohë, babai i të miturit, Edison Guri, dyshohet se e ka fshehur të birin në një banesë për t’iu shmangur ndjekjes nga policia.

Gjykata vendosi gjithashtu masën e arrestit në shtëpi për mikun e babait të autorit të dyshuar, ndërsa katër të mitur të tjerë të lidhur me ngjarjen u lanë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.