
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në Peruxhia, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë. Ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës në këtë zonë.
Operacioni u zhvillua në lagjen San Sisto, ku i riu u vu re nga patrulla ndërsa lëvizte me automjet. Pasi pa policinë, ai u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, çka çoi në kryerjen e një kontrolli personal dhe të automjetit.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan 7 pako me kokainë, me peshë totale rreth 6 gramë.
I riu u dërgua në paraburgimin e kazermave të ‘Via Ruggia’, ndërsa Gjykata e Peruxhias konfirmoi arrestimin e tij.
Sipas mediave italiane, “operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Karabinierëve të Peruxhias kundër trafikimit të drogës, veçanërisht gjatë periudhës së festave të gushtit.”