Vendosni fjalën kyçe....

Një person mbetet i vrarë nga të shtënat jashtë një xhamie në Suedi


Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, pranë një xhamie në qytetin qendror të Örebro, perëndim të Stokholmit, ndërsa policia tha se dyshon se ngjarja lidhet me dhunën e bandave.

Të shtënat ndodhën në parkingun e xhamisë pas faljes së së premtes, sipas policisë suedeze, sipas Euronews.

Viktima ishte një burrë 25-vjeçar që u qëllua për vdekje teksa largohej nga xhamia, ndërsa i plagosuri ishte gjithashtu në të njëjtat moshë.

Shumë shërbime emergjente ndodheshin në vendngjarje, dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin larg zonës. Roberto Eid Forest, kreu i policisë lokale të Örebro, tha në një konferencë për shtyp se të paktën një kryerës i krimit është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton për vrasje, tentativë vrasjeje dhe shkelje të rënda të ligjit për armët, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, dhe tha se dyshon se krimi është i lidhur me bandat lokale.

Për vite me radhë, Suedia është përballur me dhunën e bandave, ku grupet kriminale shpesh rekrutojnë adoleshentë në lagjet me immigrantë në situatë sociale të pafavorshme për të kryer sulme.

Kanalet lokale të televizionit, përfshirë TV4, raportuan se kohët e fundit ka pasur tensione midis dy bandave rival në Örebro.