Vendosni fjalën kyçe....

Hezbollahu kundër ligjit të çarmatosjes, përplaset me qeverinë  në Liban: S’i dorëzojmë armët


Ushtarët e Hezbollah

Sekretari i Përgjithshëm i grupit libanez Hezbollah, Naim Qassem, deklaroi të premten se partia nuk do t’i dorëzojë armët e saj për sa kohë që Izraeli vazhdon të ekzistojë.

Qassem e bëri deklaratën në një fjalim televiziv të mbajtur me rastin e përkujtimit të 40-të të Imam Huseinit në qytetin lindor libanez të Baalbek.

Përkujtimi shënon fundin e një periudhe 40-ditore zie për nipin e Profetit të Islamit Muhamed, Imam Huseinin, i vrarë në betejë në vitin 680. Çdo vit, mijëra pelegrinë shiitë udhëtojnë në këmbë drejt qytetit Qerbela të Irakut për të shënuar ritualin, një nga ngjarjet më të mëdha fetare në botën shiite.

“Rezistenca nuk do t’i dorëzojë armët e saj për sa kohë që ekziston pushtimi izraelit. Ne jemi të gatshëm të luftojmë një betejë të ngjashme me Qerbelanë nëse është e nevojshme kundër projektit izraelito-amerikan, pavarësisht çmimit”, tha Qassem.

Ai gjithashtu kritikoi qeverinë libaneze, duke thënë se ajo “mban përgjegjësi të plotë për çdo konflikt të brendshëm dhe për anashkalimin e detyrës së saj për të mbrojtur tokën e vendit”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt qeverisë, Qassem kërkoi: “Ndalojeni agresionin dhe dëboni Izraelin nga Libani.”

Qassem paralajmëroi më tej se protestat në rrugë kundër çarmatosjes mund të përshkallëzohen, duke arritur potencialisht deri në Ambasadën Amerikane në Bejrut, shkruan Anadolu Agency.

Në një veprim që shihet si shënjestër e drejtpërdrejtë e Hezbollahut për herë të parë në vite, Kabineti Libanez javën e kaluar i ngarkoi ushtrisë hartimin e një plani të plotë çarmatimi dhe miratoi objektivat e një propozimi të mbështetur nga SHBA-të që kërkonte kontrollin ekskluziv të shtetit mbi të gjitha armët në të gjithë vendin.

Hapi i diskutueshëm u prit me kundërshtim të ashpër nga Hezbollahu, i cili e dënoi planin si një “gabim të rëndë” dhe e bëri të qartë se nuk do të zbatonte.

Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Liban më 8 tetor 2023, e cila u përshkallëzua në një luftë në shkallë të plotë deri në shtator 2024, duke vrarë më shumë se 4,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 17,000 të tjerë.