
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Pirg të Maliqit, ku rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali ka ndodhur një konflikt mes dy 14-vjeçarëve, që dyshohet të jetë kryer me mjet prerës (thikë).
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi E. Xh., 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje tragjike, që ka tronditur komunitetin lokal.